MUÇA: Me 17 tetor të rrethojmë numrin 3 dhe të festojmë fitoren bindëse të Visarit në rrethin e parë

Në hapjen e shtabit zgjedhor të Bashkimit Demokratik për integrim, bartësi i listës për këshilltarë nga kjo parti në këshillin e qytetit të Shkupit njëjerësh edhe një ndër drejtorët më të suksesshëm nga radhët e BDI-së Ardijan Muça ka deklaruar se agjendën e gjelbërt ai dhe kandidati për kryetar të komunës së Çairit agjendën e gjelbërt e kanë filluar që para katër viteve, njofton Aktuale.mk

Marketing

“Andaj të gjithëve ju kisha bë thirje që me 17 tetor të gjithë së bashku me familjet të dalim dhe të rrethojmë numrin 3 dhe së bashku të festojmë fitoren bindëse të Visar Ganiut që në rrethin e parë . Po ne nuk u ndalëm vetëm ktu, së bashku me Visarin përveç projekteve të realizuara menduam edhe në krijimin e vendeve të reja të punës dhe për katër vite mandat së bashku me Visarin arritëm të punësojmë mbi 400 të ri e të reja ” tha Muça
Sipas tij vota për Visarin dhe listën e këshilltarëve në Çair dhe Shkup do të thotë realizim i projekteve të shumta në interes të qytetarëve