Mucunski: Do të hetojmë punën e diplomatëve në periudhën e kaluar

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski, ka folur për temat aktuale që kanë rëndësi, duke përfshirë punën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, diplomacinë, politikën ndërkombëtare dhe integrimin evropian.

Marketing

Mucunski theksoi edhe një herë se Ljubomir Frçkoski, i cili përfaqëson vendin në Kombet e Bashkuara, është ftuar në konsultime në ministri dhe ka theksuar se i gjithë procesi do të zgjasë së paku edhe një muaj.

“Isha shumë i shqetësuar për punën financiaro-materiale dhe diplomatike të asaj Përfaqësie Konsullore Diplomatike. Nuk mund të ndodhë që të ketë indikacione serioze për mungesë të mjeteve financiare dhe asnjë përfaqësues i shtetit nuk mund t’i bindet rregullave për disponimin e mjeteve shtetërore”, theksoi Mucunski.

Ai theksoi se faktet lidhur me këtë rast janë të frikshme, ndërsa hodhi poshtë çdo arsye ideologjike për thirrjen e ambasadorit Frçkoski.

Duke folur për ambasadorin në Itali, ai ka theksuar se në atë rast ka indikacione për sjellje të papërshtatshme diplomatike.

Mucunski gjithashtu informoi se ka marrë informacion nga një ministër në një vend për sjellje të papërshtatshme të një ambasadori tjetër dhe shtoi se këto informacione do të hetohen.

“Ajo që është lënë pas dore në vitet e kaluara do të korrigjohet në vitet e ardhshme dhe të gjitha mangësitë në funksionimin e rrjetit diplomatik do të tejkalohen me emërimin e njerëzve cilësorë që duan më të mirën për vendin e tyre”, shtoi Mucunski.