Mucunski: Fërçkoski ka bërë dëm gjashtëshifror në euro, informacionet janë shumë shqetësuese

Për ish ambasadorin Lubomir Fërçkoski kemi indikacione serioze për keqpërdorim të mjeteve buxhetore publike. Indikacionet janë se dëmi është gjashtëshifror në euro. Nuk mund ta them konkretisht se sa është për momentin, po jap disa informacione që më lejohet në këtë fazë, sepse procedura është në rrjedhë. Është realizuar procedurë e brendshme në MPJ, informacioni që më ka ardhur është vërtet shumë shqetësues.

Marketing

Ne do të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme dhe më tej do të kemi për detyrë që të informojmë institucionet relevante të drejtësisë, por çfarë do të ndërmarrin ato del nga kompetencat tona dhe kalon në kompetencat e tyre, tha sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski.

 

Marketing