Mucunski takon përfaqësuesit ndërkombëtar në Bruksel

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Timço Mucunski, gjatë vizitës së parë zyrtare në Bruksel siguroi se vendi do të ndjek rrugën evropiane, por sipas tij, pa kushtëzime të ndonjë kërkese dypalëshe.

Marketing

“Ne duhet të gjejmë një mënyrë që do të lejojë vazhdimin e negociatave me Bashkimin Evropian, pa vonesa të imponuara në bazë të një kërkese dypalëshe” – tha Timço Mucunski, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë.

Edhe pse procesi eurointegrues është zgjatur me vite, për Ministrin Timço Mucunski e rëndësishme është që të ruhet besueshmëria e procesit, e cila do të kontribuojë në integrimin gradual përpara anëtarësimit.

“Negociatat e anëtarësimit në BE janë mënyra më e mirë për të siguruar pakthyeshmërinë e reformës sociale dhe zhvillimit demokratik në vend, dhe ne duhet të gjejmë një mënyrë që do të lejojë vazhdimin e negociatave me BE-në, pa vonesa të imponuara në bazë të kërkese bilaterale” – tha Timço Mucunski, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë.

Këto qendrime të Mucunskit vijnë pas takime intensive me eurodeputetët në Parlamentin Evropian, ku mes tjerash u shpreh falenderues për mbështetjen që i është dhënë vendit në procesin e anëtarësimit në BE, duke shprehur bindjen që ajo të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme. Për të ecur përpara nw rrugën eurointegruese vendi duhet të bëj ndryshimet kushtetuese, që nënkuptojnë futjen e bullgarëve dhe etnive tjera në Kushtetutë. /tvklan.mk/