Muhamed Zeqiri dënohet me 2 vjet e gjysmë burg

Ish sekretari i Qeverisë, Muhamed Zeqiri u dënua me burg prej 2 vjet e gjysmë. Nga 2 vjet e gjysmë ai do të mbajë vetëm 11 muaj, kjo për shkak se do t’i llogaritet edhe koha që ka kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak. Ndërkohë sipas vendimit të gjykatës Zeqiri do të duhet t’i kthej rreth 1 milionë euro në buxhetin e shtetit, pas vendimit të plotfuqishëm.

Marketing

Muhamed Zeqiri gjithashtu duhet t’i paguaj të gjitha shpenzimet gjyqësore.

Zeqiri u shpall fajtor për lidhje të kontratave për shërbime konsulente për analizimin e situatave në Postat dhe Hekurudhat e RMV-vë, pa procedurë për prokurim publik dhe me këtë, sipas Prokurorisë, e ka keqpërdorur detyrën dhe autoritetin zyrtar.