MUKI si element i demoduar i filmit tashmë të parë

Deputeti i LSDM-së, Muhamet Zekiri, në mënyrë më të mirë të mundshme e promovoi unitein e BFI-së dhe po e mobilizon për ta thyer edhe një herë në “kiçmë” të njëjtën politikë e cila për ne është veçmë e parë, bajate dhe përjetësisht e refuzueshme, si nga organët e BFI-së ashtu edhe nga të gjithë myslimanët e vendit

Marketing

Nga Muzemil Osmani

Jo një herë është provuar skenari destabilizues i BFI-së me regji të elementëve të LSDM-së dhe të VMRO-DPMN Fatmirësisht, ka dështuar që në start, sepse zëri i së vërtetës së BFI-së dëgjohej përmes shumë deputetëve shqiptar.
Skenari në fjalë gatuhej në nëntokat e guzhinës politike serb, sepse, shqetësimet që i ngriste ai skenar ishte tipike me ato që i promovonte politika serbe millosheviqiane.

Viteve ’90 elementët që mbanin vijën e kësaj politike nuk e duronin dot BFI-në e “shqiptarizuar” dhe, bënin çmos që ta “deshqiptarizojnë” këtë Institucion, duke e larguar nga kreu i saj H. Sulejman ef. Rexhepin, këtë personalitet kombëtar të pathyshëm. Pranndaj, tërë struktura të caktuara shtetërore të asaj kohe ishin vënë në sulm kundër këtij personaliteti të çmueshëm kombëtar dhe kundër BFI-së në të cilën kishte vend për të gjithë por jo edhe për një këmbë në çizmen e politikës serbe.

Mëse një degadë e gjysëm ky skenar u hodh në plehrat e kalbësirave dhe, këto ditë, sakaq, ra në duart e deputetit të LSDM-së, Muhamet Zqiri dhe, nisi ta riaktualizojë. Këtij farë deputeti “shqiptar” i dhemb shumë se BFI-ja na qenka bërë vetëm e shqiptarëve. Sipas tij, “Sulejman Rexhepi duhet të dijë se BFI-ja nuk është vetëm e shqiptarëve…” “Deshqiptarizimi” dhe rënia e BFI-së në duart e shërbimeve të ndryshme intelegjente, ky është misioni i Muhamet Zekirit, të cilin mundohet ta kamuflojë me disa pyetje tashmë miliona herë të shpjeguara nëpër media e nëpër raporte të ndryshme si për arkivin e BFI-së ashtu edhe për nevojat e ndërkombëtarëve për t’u sqaruar sa më mirë dhe nga subjekti më kompetent.

Le të urdhërojë Muhamet Zekiri në BFI dhe do të marrë qoftë me gojë qoftë me shkrim përgjigje të sakta. Natyrisht, për të hyrë në BFI ai duhet të konvertohet fetarisht e pastaj të shtrojë e të marrë përgjigje adekuate. Përgjigje në provokime politike nuk do të ketë. Në BFI zhvillohet vetëm fe dhe politika origjinale për ta avancuar sa më lartë jetën fetare islame! Nëse kjo i pengon dikujt dhe këtë shqetësim madje e ngritë edhe në Parlamentin e shtetit, sikur harron se atje, në Parlament, zhvillohet politikë dhe jo fe!

Kryetari aktual i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi është një personalitet shumë i regjur karshi politikave destruktive antishqiptare, u ka bërë ballë me shumë sukses, duke i thyer e duke i neutralizuar, ndërkohë që, në mënyrë të përkryer ka arritur që ta ruaj dhe ta kultivojë diversitetin etnik e kulturor brenda BFI-së, ashtu sç është në të vërtetë karakteri etnik i komunitetit mysliman në Maqedoni. Në BFI janë të punësuar shqiptarë, turq, torbeshë, boshnjakë, romë, gjuha e secilës etni është e garantuar me Kushtetutën e BFI-së kurse ligjeratat nëpër xhamitë tona mbahen në të gjitha gjuhët e këtyre bashkësive etnike. Edhe procesi edukativo-arsimor zhvillohet në gjuhën e këtyre nacionaliteteve. Prandaj, janë të kota të gjitha përpjekjet shovene për ta destabilizuar BFI-në në plan nacional. Të gjithë bashkësitë etnike e gjejnë mrekullueshm vetëveten në BFI, e përkrahin pa rezervë, me shumë vullnet e kënaqësi. Përkrahja masovike që i jepet Reisul Ulemasë H. Sulejman ef. Rxhepit në fakt është refuzim masovik i Muhamet Zekirit që ka humbur udhën në oborr.

Marketing