Muki,edhe emrin e shkruan në alfabetin cirilik (FOTO)

32 deputetë këtë pasdite parashtruan kërkesë në Kuvend për të thirrur seancë urgjente për konfirmimin e vendimeve për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, për shkak të pandemisë së Kovid-19 nga ana e presidentit të shtetit informon TetovaSot.

Marketing

Nisma u dorëzua në arkivat e Kuvendit.
Midis deputetëve të nënshkruar është edhe Muki i cili siç shihet edhe emrin e shkruan në alfabetin cirilik.
Kërkohet që në rend dite të vihen dy pika për të vërtetuar vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga ana e Presidentit të vendit Stevo Pendarovski e arritur më 18 Mars dhe 16 Prill përcjellë TetovaSot.

Për momentin nuk është e qartë si do reagojë Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi,duke ditur qëndrimin e partisë së tij BDI së e cila konsideron se për momentin nuk e sheh të nevojshme thirrjen e një seancë kuvendore .Në anën tjetër kjo për partinë maqedone në opozitë VMRO,një potez i tillë i LSDM së tregon se këta të fundit ikin nga marrëveshja për zgjedhje të jashtëzakonshme Parlamentare.

Më poshtë mund t’i shihni nënshkrimet e deputetëve të LSDM së dhe partnerëve tjerë të koalicionit dhe deputetëve të pavarur.