Mukovski shpërblen Taravarin me 7 vota

Borxhi kthehet me të njëjtën monedhë , pavarësisht të kaluarës së errët dhe konfrontuese midis kundërshtarëve të ashpër politikë.Ky është relacioni Taravari -Mukovski që në këmbim të tenderave të dikurshme borxhi kthehet me vota që ASH thotë se janë të pastërta shqiptare informon TetovaSot.Faktet flasin të kundërtën e relacioneve të shkëlqyera mes Shefit të Shtabit në këto zgjedhje të koalicionit ASH AAA dhe Mukovskit që njihet si njeriu që dha urdhër për hapjen e dyerve kur protestuesit hyrën me forcë në Parlament në ngjarjet e rënda të 27 Prillit ku pësoi rëndë Zijadin Sela ,bashkëpartiak i Arben Taravarit.

Marketing

Mukovski pasi e mori tenderin nga ish ministri i shëndetësisë Taravari derisa ishte në pushtet me BDI në dhe LSDM-në, tash ja kthen borxhin në këmbim të votave përcjellë TetovaSot.

Në njësinë zgjedhore numër pesë në Vevçani ASH ka arritur të merr 0.52 % që i bie 7 vota .

Të përkujtojmë se Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari gjatë periudhës sa ka ushtruar postin e Ministrit të Shëndetësisë, i ka ndarë TENDER dhe i ka paguar përmes disa transaksioneve 43 milion denarë apo 700 mijë euro dajës së Krsto Mukoskit, deputetit të VMRO-DPMNE-së.
Kompania VIA VEVÇANI me seli në Vevçani, rrethi i Strugës është pronë e Gjorgji Ugrinovskit, dajë i deputetit të VMRO-DPMNE-së Krsto Mukoski.

Ndryshe në zgjedhjet e 15 Korrikut partia fituese shqiptare është sërish BDI në një garë kundër të gjithëve por me një rezultat të shkëlqyer.TetovaSot