Ballina Sport Muller futet në histori, Bayern Munchen mposht Freiburgun

Muller futet në histori, Bayern Munchen mposht Freiburgun

Skuadra e Bayern Munchen ka vazhduar me fitore edhe në javën e dytë në Bundesliga, pasi mposhti 2:0 Freiburgun.

Marketing

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, Harry Kane në minutën e 38’të, shkruan Indeksonline

Në pjesën e dytë, Vincent Kompany i dha minuta sulmuesit legjendar, Thomas Muller – i cili shënoi golin e dytë dhe të fitores për ekipin “bavarez”.

Me këtë ndeshje, Muller është futur në histori të Bayern Munchen, si lojtari me më së shumti paraqitje (710), duke kaluar kështu edhe legjendën, Sepp Maier (709).

Marketing
Exit mobile version