E premtja e kësaj fundjave ishte dita e prezantimit zyrtar të Robert Lewandowski.
Sulmuesi polak shkeli për herë të parë në terrenin e “Camp Nou”, ku u shfaq përpara më shumë se 30 mijë tifozëve me fanelën me numrin 9 në shpinë.
Pasi dhuroi spektakël me topin dhe me ngjyrat “blaugrana”, Lewandowski foli në konferencën përpara mediave.
“Jam aq i lumtur, sa e kam të vështirë të gjej fjalët. Dua ti tregoj tifozëve aftësitë e mia, dëshiroj të vazhdoj të fitoj trofe”, tha sulmuesi. Ai nuk nguroi të hidhte dorezën e sfidës për Realin e Madridit: “Është një kundërshtar përballë të cilit e di se çfarë duhet të bëj. Jemi këtu për t’i mundur”.