Kryeministri Hristijan Mickoski në margjinat e Samitit BE-Ballkani Perëndimor, sonte në Bruksel është takuar me kryeministrin polak Donald Tusk, me të cilin kanë biseduar për mundësinë e zhbllokimit të negociatave me BE-në, si dhe për qëndrimet e vendit në lidhje me përpjekjet e tilla.
“Kam pasur një takim me homologun tim, kryeministrin e Polonisë, Donald Tusk. Diskutuam për çështjet që kanë të bëjnë me BE-në, mundësinë e zhbllokimit të negociatave me Unionin, si dhe qëndrimet tona në lidhje me përpjekje të tilla. Shkëmbyem mendime edhe për sfidat me të cilat ballafaqohet BE-ja, për çështjen me Ukrainën, si dhe për shfrytëzimin e mundësive për bashkëpunim të thelluar mes dy vendeve mike”, publikoi në proflin e tij zyrtar në fejsbuk kryeministri Mickoski, i cili kryeson delegacionin qeveritar në samitin.