Mundësit e KM Liria përsëri KAMPION!

Sot në palestrën sportive të SHMA “Zef Lush Marku” në Shkup është mbajtur Kampionatin zgjedhor për seniorë e kadetë, ku pjesëmarrës ishin të gjitha klubet që garojnë në konkurrencë shtetërore.

Marketing

Edhe këtë vit në dy konkurrencat atë të seniorëve dhe kadetëve, ka dominuar KM Liria, duke lënë pas vete Ballkanecin, Buçimin dhe Vardarin.

Klubi i Mundjes Liria tani më pesë vite është kampione duke fituar këtë titull që nga viti 2016 e deri më këtë vit. Në konkurrencën e seniorëve, KM Liria u shpall kampione me 46 pikë të grumbulluara, 16 më shumë se ndjekësi më i afërt “Ballkanec”, ndërsa te kadetët titulli i kampionit erdhi me 28 pikë apo katër pikë dallim ndaj të dytit “Ballkanecit”.

Seniorë: 1. Liria 46, 2. Ballkanec 30, 3. Buchim 24

Kadetë: 1. Liria 28, 2. Ballkanec 24, 3. Vardar 17

Nga Klubi i mundjes “Liria” në konkurrencën e seniorëve prej 10 mundësve pesë dolën kampion. Elmedin Sejfullau (65 kg), Fati Vejseli (70 kg), Astrit Ismaili (79 kg), Stole Eftimov (92 kg) dhe Ramazan Bakija (97 kg).

Ndërkohë në kategorinë e kadetëve nga dhjetë konkurrues, tre dolën kampion. Zulqufli Asani (51 kg), Besir Alili (60 kg) dhe Elvedin Feta (71 kg).

Te seniorët kampion dolën edhe Aid Salihasi i KM Tefejuz në kategorinë 57 kg si dhe Behar Mamuti i KM Çair në kategorinë 74 kg. Ndërsa te kadetët kampion u shpallën Merkan Bislimi i KM Çair në kategorinë 54 kg.