Mungesa e dëftesave deri në klasën e tetë, Shaqiri: Përgjegjësi e BZHA-së, jo e MASh-it

Edhe sivjet pati vonesë në dhënien e dëftesave për nxënësit e klasave të teta. Ministri Shaqiri fajin e hedh te Byroja për Zhvillimin e Arsimit, por pa sqaruar se kush duhet të mbajë përgjegjësi.

Marketing

“Dëftesat janë përgjegjësi e Byrosë që është drejtori e veçantë dhe nuk është në kuadër të ministrisë, është jashtë ministrisë. Së shpejti do të duhet të zgjidhet edhe kjo problematikë. Ne numrin e nxënësve dhe maturantëve e dimë edhe më herët dhe byroja i ka këto të dhëna dhe përgjegjësi për periudhën tjetër unë si Ministër ndaj drejtorit të byrosë nëse ka pas ndonjë ngatërresë nga ana ime që të mos planifikoj në kohë atëherë është përgjegjësia te ministria.”,- tha ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.

Abetarja e unifikuar, Shaqiri: E mirëseardhur, pasi të kalojë në Shqipëri e Kosovë

Ndërkohë, duke u përgjigjur ne pyetjen se kur nxënësit shqiptarë në RMV do të mësojnë me abetare të unifikuar, Jeton Shaqiri, thotë se pret që njëherë e njëjta të kalojë procedurat në Shqipëri e Kosovë e më pas thotë se është e mirëseardhur edhe në RMV.

“Abetarja është libër që mund të përshtatet në program dhe besoj se edhe nxënësit në shkolla tona do të kenë të pranishme Abetaren varësisht procedurave që duhet kompletuar të dy shtetet. Do të thotë thirrjen për autor dhe lëshimin e Abetares kur të kalojë në ato dy shtete atëherë do të jetë e mirëseardhur edhe në vendin tonë.”,- theksoi Shaqiri.

Për abetaren e unifikuar në Kosovë e Shqipëri ka përfunduar faza e parë e punës së grupit të përbashkët.