Mungesa e gjumit shkakton sjellje të devijuara

Më në fund, punëtorët e kanë një justifikim të ri për vjedhjen e lapsave nga zyra ose pirjen e lëngut të kolegëve.

Marketing

Sipas një studimi, njerëzit që zgjohen shumë herët dhe njerëzit që qëndrojnë të zgjuar në orët e vona të natës kanë më shumë gjasa të shfaqin sjellje të devijuara, nëse detyrohen të punojnë jashtë ritmit të tyre natyral të gjumit.

Autorja e këtij studimi, Linda Geddes, kërkoi që punëdhënësit të ofrojnë më shumë hapësira për punë fleksibile, ku punëtorët do të ndaheshin në dy grupe, punëtorë të mëngjesit dhe punëtorë të natës. Sipas saj, disa njerëz janë më energjikë në mëngjes, ndërsa disa të tjerë punojnë më mirë gjatë natës.

“Kjo paraqet problem, sepse nëse menaxheri juaj është tip që punon më mirë në mëngjes, ndërsa ju jeni tip që punoni më mirë natën, ai do ta vlerësojë punën tuaj në mënyrë të gabuar”, tha ajo.

“Nëse nuk flini sa duhet, studimet dëshmojnë se keni më shumë gjasa të përfshiheni në sjellje joetike dhe të devijuara”, shtoi ajo.

Sipas një studimi tjetër, punëtorët që bëjnë më pak se gjashtë orë gjumë kanë më shumë gjasa të kryejnë sjellje të devijuara për shkak se mungesa e gjumit lidhet me nivelin e glukozës në pjesën e trurit që është përgjegjëse për vetëkontroll, shkruan “The Guardian”.

Marketing