Mungesa e konsensusit mes partnerëve të koalicionit LSDM-BDI për drejtorin e Entit Shtetëror të Revizionit anuloi të gjitha seancat e Komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime. Seancën e kaluar kandidati i paraqitur nuk është zgjedhur për shkak të mungesës së dokumentacionit të plotë. Drejtorit të revizionit i ka skaduar mandati për gati një vit ndërsa zëvendës drejtori është në prag të përfundimit të mandatit. Deputeti Ilija Dimovski seancat e komisionit i caktoi për ditën e premte deri kur i dha afat koordinatorëve të grupeve parlamentare të harmonizojnë qëndrimet për zgjedhjet kadrovike.
I bëj apel që të bisedojnë dhe të gjendet zgjidhje posaçërisht për Entin Shtetëror për Statistika pasi që duhet shpejtë të veprojmë si komision. Shpresoj që numrat e komplikuar në komision do të reflektojnë efektin e mirëkuptimit. Lë hapësirë që koordinatorët të ulën të bisedojnë për çështjet që i numërova, por e them përsëri se anulime nuk do të ketë deri në pafundësi – tha Ilija Dimovski, Kryetar i Komisionit për zgjedhje dhe emërime.
Për deputetët e shumicës thirrja e gjashtë seancave të Komisionit për zgjedhje dhe emërime për një ditë ka qenë e pa pritur dhe në kohën kur ata kanë mosmarrëveshje lidhur me propozimet dhe ndarjen e eshalonëve. Ndërkohë grupi i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-së kërkuan përfaqësim adekuat në trupat punuese në Kuvend.
Nuk dua të polemizoj me ju, kjo është pikëpamja juaj ndërsa ne iu adresuam në përputhje me Rregulloren e Kuvendit. Nuk u thirrën në praktikat e kaluara, të ardhmet ose të tashmet. Mendoj se këtë të drejtë e kemi të garantuar. Në një pjesë të fjalimit tuaj i thatë përgjigjet e mia se kemi problem me delegacionet, përbërjet në komisione etj. Thatë se mbrëmë jeni parë edhe me koordinatorët, ja një vërejtje: Pse nuk e ftuat edhe koordinatorin e grupit të pavarur? – deklaroi Kërsto Mukoski, Deputet i pavarur i VMRO-DPMNE-së.
Deri të premten, LSDM dhe BDI duhet merren vesh për drejtorin e Revizionit, atë të Agjencisë për mbrojtjen e së drejtës për qasje të lirë te informatat me karakter publik, anëtarin e ri të Këshillit të Prokurorëve Publik, zgjedhjen e shoqatave për bashkëpunim me Avokatin e Popullit, drejtorin dhe zëvendësin e Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale si dhe ndryshimet në Komisionin për zgjedhje dhe emërime në Kuvend.