Mungesa e Mijallkovit anulon seancën për rastin ‘Target-Fortesa’

Për shkak të mungesës së të akuzuarit Sasho Mijallkov, u anulua gjykimi “Target-Fortesa”. Gjykatësja Xheneta Begtoviq, tha se për shkak se i akuzuari Mijallkov mbrëmë është dërguar në paraburgim, nuk kanë pasur mundësi që të dërgojnë kërkesë deri tek burgu i Shutkës, që ai të sillet sot në gjykatë.

Marketing

Avokati i Mijallkov Antonio Apostollski njoftoi se gjatë ditës së sotme do të dërgojnë ankesë, për shqiptimin e masës së paraburgimit për Sasho Mijallkov.
Seanca e radhës është caktuar për më 4 dhjetor.