Mungesa e parkingjeve, problem për Shkupin

 Mungesa e vendeve për parkim, parkimet nëpër tretuar dhe në të gjitha vendet ku shkelen rregullat në komunikacion, është një problem i pazgjidhur për kryeqytetin. Qytetarët nuk shpresojnë se do të ketë zgjidhje.”

Marketing

“Krejt premtojnë asnjëri asgjë nuk bënë. Do të thotë premtoheshin parkingje, premtonin gjëra, a u bë diçka? Asgjë. Shumë vetura ka shiko këtu kaos, atje kaos, nëpër banesa kaos.”

“Ka por edhe nuk ka, në pjesën e qendrës, nuk shfrytëzohen mjaftueshëm garazhet në kate. Të gjithë duan të parkohen diku me shpejtësi.”

“Në kryeqytet ka shumë garazhe në kate, por ka komuna që ende nuk e kanë asnjë të tillë edhe pse janë shumë të ngarkuara. Kryetari i Qytetit të Shkupit thotë se komunat duhet vetë të gjejnë zgjidhje.”

Komunat nga ana tjetër mund të ngrenë procedura fillimisht për të ndërtuar garazhe në kate, mund të  ngrenë procedurë për shitjen e pronës për ndërtim të garazhit në kate, duke pasur parasysh që ashtu janë kompetencat ligjore që i kanë komunat për momentin. Nuk duhet të pritet që Qyteti i Shkupit të shkojë nga komuna në komunë të zgjidhë problemin me parkimin, që de fakto është problem i komunave.”-pohoi Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Këtu kanë qenë problem planet detale që është dashur të kalojnë, nuk kemi mundur të fillojmë asnjë parking në kate, por me iniciativë të qytetarëve kur kanë bërë kërkesë dhe kemi pasur hapësira, ne me pllaka betoni kemi krijuar kushte të reja për parkingje.”-tha Visar Ganiu, Komuna e Çairit.

Masa të tjera që merren është ajo që Komuna dhe Qyteti gjatë riparimit të rrugëve të caktuara, të krijojë vende të reja parkimi.”-pohoi Sasha Bogdanoviq, kryetar i Komunës Qendër.

Problemin me mungesën e parkimeve ekspertët e vlerësojnë si rrezik plus për sigurinë e qytetarëve në komunikacion.

Për shkak të parkimit të parregullt në disa vende shkaktohen rreziqe serioze në aspekt të perceptimit të rrezikut dhe me këtë shkaktohen situata të ndryshme të rrezikut dhe fatkeqësi. Për shkak të kësaj, në periudhën e ardhshme organet kompetente duhet posaçërisht të kujdesen për hapësirën për parking”-tha Boris Murgoski, ekspert.

“Nga Qyteti i Shkupit njoftojnë se vetëm brenda një jave gjobiten mbi 350 qytetar të cilët nuk respektojnë rregullat për parking. Ndërsa për momentin kjo është zgjidhja e vetme për t’iu shmangur parkimeve jolegale.”