Mungesa e personelit mjekësor, dhjetëra infermiere kërkojnë punë

Unioni i infermiereve të Maqedonisë me kërkesë drejtë Ministrisë së Shëndetësisë. Ato kërkojnë që mbi 40 infermieret e mbetura pa punë nga ambulancat me koncesion të cilat janë mbyllur për shumë arsye, të kthehen përsëri në punë nëpër Shtëpi të Shëndetit Publik.

Marketing

“Unë jo rastësisht pyes a ka në Maqedoni ndonjë profesion tjetër që për çdo ditë njerëzit mbesin pa punë, sic janë infermieret tona nga koncensionerët. Nuk ka ditë që nga çdo qytet nuk lajmërohen për të treguar se kanë mbetur pa punë. Shumica prej tyre kur marrin informacion se do të mbyllen ordinanca, në kohë njoftojnë Ministrinë e Shëndetësisë, por ato u kthejnë përgjigje më atë që nuk është mbyllur ordinanca dhe nuk kanë bazë mbi të cilën duhet të ju kthejnë në Shtëpitë e Shëndetit. Kur mbyllën ordinancat, përfundojnë afatet e ligjit dhe ju thonë që kanë kaluar afatet mbi të cilët mund të kthehen në punë”, theksoi Gordana Beshliovska, kryetare e Unionit të Infermiereve.

Infermieret e pa punë kanë aplikuar në çdo konkurs në Shtëpitë e Shëndetit dhe ambulancat tjera por theksojnë se nuk janë konkurrentë për shkak të moshës së tyre.

“Kam punuar në ambulante private, tani nuk punoj. Që nga 15 marsi kam mbetur pa punë sepse mjeku ka dal në pension dhe ambulanca mbyllet. Tani jam tepricë teknologjike dhe pa punë, me 32 vjet përvojë pune, prej të cilëve 20 vjet në shtetërore dhe 12 në ambulancë private”, tha Jagoda Mlladenovska, infermiere nga Kumanova.

“Mjekja me të cilën unë punoja ka ndërruar jetë. Mjekja ndërroi jetë dhe unë mbeta pa punë në shtëpi dhe deri në pension kam edhe 6 vite. Nuk është zgjidhje që të qëndroj 1 vite dhe te marr pagë si tepricë teknologjike, pastaj çka të presë?“, pohoi Jordanka Petrovska, infermiere nga Manastiri.

“Kam punuar 13 vjet dhe mjeku më shpalli si tepricë teknologjike. Mjeku në vendin tim punësoi vajzën e tij”, tha Valentina Gjosevska, infermiere.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë që me ndryshimet e Ligjit për Mbrojtje Shëndetësore, të gjitha infermierët do të rikthehen sërish në Shtëpitë e Shëndetit.

“Është bërë ndryshim i Ligjit për mbrojtje shëndetësore. Infermieret do të kthehen në Shëndetin publik pa konkurse. Ligji në 10 ditët e ardhshme do të jetë në procedurë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas informatave jozyrtare problem i njëjtë prek edhe mjekët e rinj të punësuar nëpër ambulancat me koncesion, të cilët rrezikojnë të mbeten pa punë për shkak të të njëjtit problem.

Marketing