Mungesa e transparencës në institucionet shtetërore, pengesë në luftën kundër korrupsionit

Institucionet shtetërore nuk janë plotësisht transparente dhe mungon përfshirja e të gjitha palëve të interesuara në procesin e krijimit të politikave, kurse ka edhe zbatim jo konsekuent i legjislacionit të brendshëm, elemente këto vendimtare për luftën efektive kundër korrupsionit.

Marketing

>
Këto janë konkluzionet e raportit në hije për procesin e dytë të shqyrtimit dhe zbatimit të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit (UNKAK) në Republikën e Maqedonisë së Veriut me theks të veçantë në zbatimin e kapitullit 2 (masa parandaluese) dhe kapitullit 5 (kthimi i pasurisë) që u prezantua në Forumin për reformën anti-korrupsion i organizuar nga Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar dhe Rrjeti Ballkanik për zhvillim të shoqërisë civile.

Zëvendësministri i Drejtësisë Oliver Ristovski tha se prioritet strategjik i Qeverisë është lufta kundër korrupsionit dhe vuri në pah se me miratimin e Ligjit të ri për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesave në janar 2019, përforcohet statusi i Komisionit Shtetëror për parandalim të korrupsionit duke i zgjeruar dhe forcuar kompetencat e tij.

“Në vitin 2018, raportet që ministria i pranon nga PSP-ja dhe PP-ja tregojnë se janë formuar gjithsej 13 raste të reja të korrupsionit të profilit të lartë. ato janë kryesisht vepra penale për shpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit, ku 85 përqind janë nën kompetencat e PSP-së. Gjykatat tashmë kanë shqiptuar masa për sekuestrimin e përkohshëm të objekteve dhe një masë për ngrirjen e përkohshme të transaksioneve financiare”, tha Ristovski.

Ai vuri në pah se Ministria është duke punuar në krijimin e një sistemi për monitorim të korrupsionit dhe gjenerim të raporteve statistikore, në cilin do të lidhen të gjitha institucionet relevante për të lehtësuar procesin e sigurimit të statistikave të plota për parandalim dhe shtypje të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Anëtari i Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit Vlladimir Georgiev vuri në dukje se ata veprojnë në të gjitha fushat dhe tashmë kanë hapur lëndë për raste të korrupsionit të madh, sipas cilave ata tashmë janë duke vepruar.

“Megjithatë, jemi duke mbledhur informacione dhe organizojmë takime plotësuese me persona të cilët mund të japin kontribut të caktuar dhe informacione për raste të caktuara, ne e bëjmë këtë. Sapo të jemi gati me gjetjet tona, ne do ta shpallim ato edhe në seancë. Jemi duke punuar paralelisht në të gjitha fushat dhe nuk do t’i ndaja ato në të vogla apo të mëdha”, tha Georgiev.

Kreu i QMBN Aleksandar Krzhallovski , tha se raporti përmban disa rekomandime që kanë të bëjnë me vetë institucionet dhe qëndrimin e shtetit ndaj këtij problemi, vazhdimisht theksuar si një ndër më të mëdhenjtë gjatë 15 viteve të kaluara.

“Në lidhje me KSHPK dëgjuam se tashmë ka mbi 500 raste të paraqitura për korrupsion pasi formimit të përbërjes së re që është një lloj treguesi se qytetarët janë më të gatshëm që edhe vetë të kontribuojnë në luftën kundër korrupsionit”, tha Krzhallovski.

Ai theksoi se nga hulumtimet e tyre të deritanishme rezulton konstatimi se ose bëhet shumë pak ose shumë vonë në luftën kundër korrupsionit, ndërkohë që fokusi në fillim është shumë në gjëra tepër të vogla, siç është përdorimi i automjeteve të shtetërore për fushatat zgjedhore që është e vogël në dritën e të gjitha rasteve të korrupsionit të madh që i kemi dëgjuar në bomba.