Mungesa e vaksinave, ASh-AA: Qeveria, e paaftë të sigurojë vaksina

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka adresuar kritika në drejtim të pushtetit të cilin e akuzon për dështim për të siguruar vaksina anti Covid.

Marketing

Orhan Murtezani nga ky koalicioni theksoi se, në kulmin e valës së tretë të pandemisë këto dështime të Qeverisë po i zbehin skajshmërisht edhe shpresat për një hapje graduale të shtetit dhe të ekonomisë vendore.

“Tanimë kur të gjithë vendet e rajonit vazhdojnë me imunizimin e qytetarëve me vaksina kundër Covid-19 dhe mburren me shifra konkrete për vaksinime për kokë banori, Qeverisë së Maqedonisë së Veriut po i dështojnë njëra pas tjetrës të gjitha përpjekjet për të siguruar vaksina. Së fundmi, ishim dëshmitarë që këtij mozaiku të dështimeve iu shtua edhe ai për sigurimin e vaksinës kineze… Ky prolongim pafund i imunizimit të popullatës pos që drejtpërdrejt po e rrezikon jetën e qytetarëve tani që vala e tretë e pandemisë është në shfaqje e sipër, ajo po i zbeh skajshmërisht edhe shpresat për një hapje graduale të shtetit tonë dhe të ekonomisë vendore.”,- deklaroi Orhan Murtezani nga ASH-AA.