Në rastin “Maxhar Telekom” të akuzuar janë ish-drejtorët e përgjithshëm dhe të financave të “Telekomit të Maqedonisë”, Atila Sendrei dhe Rollf Pllat, si dhe për dy persona tjerë, që akuzohen për “keqpërdorim të pozitës zyrtare” dhe “nënshkrimin e marrëveshjeve fiktive” për shërbime konsulente me një kompani nga Qiproja.
Rasti ndodhet në fazë të prezantimit të dëshmitarëve. Gjykimi për lëndën “Maxhar Telekom” ka filluar në vitin 2011, më pas atë e mori përsipër Prokuroria Speciale.
Lëndën e udhëheq gjykatësja, Lenka Davitkova, akuzën e përfaqëson sërish prokurorja, Lile Stafanova.