Ballina Aktuale Mungon evidenca e fëmijëve që nuk shkojnë në shkollë

Mungon evidenca e fëmijëve që nuk shkojnë në shkollë

Numri i përgjithshëm i fëmijëve, të cilët nuk shkojnë në shkollë në Maqedoni ende nuk dihet. Për ketë edhe institucionet kompetente nuk kanë përgjigje. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ka informacione mbi numrin e përgjithshëm të fëmijëve, të cilët nuk shkojnë në shkollë, shkruan gazeta KOHA.

Marketing

Vitin e kaluar, Qendra Maqedonase për Edukimin Qytetar (QMEQ), kreu studim mbi numrin e fëmijëve që nuk janë pjesë e sistemit arsimor. Të dhëna kërkuan nga 12 komuna por vetëm nga pesë komuna u ofruan të dhëna. Në raport thuhet se në periudhën nga viti 2013 deri në vitin 2017 gjithsej 1108 fëmijë nuk ishin regjistruar në shkollë. Kjo tregon se komunat nuk ndjekin regjistrimin sistematik të nxënësve që do të thotë, nuk ka bazë për t’u azhurnuar me të dhënat për regjistrimin dhe përparimin e nxënësve, thuhet në raport. Anketuesit në terren identifikuan 663 fëmijë në ato komuna që nuk ishin regjistruar në klasën e parë në maj të vitit 2017. Sipas moshës, më shumë kishte nga mosha gjashtë deri tetë vjeç, ndërsa sipas vendbanimit në Kumanovë, Manastir, Shute Orizare, Shtip dhe Koçan shumica e fëmijëve nuk shkojnë në shkollë. Nëse shohim edukimin e prindërve të këtyre fëmijëve, vërehet se më të shumë janë fëmijë të prindërve të pa arsim. Situata e papunësisë është edhe më e pafavorshme, pra 86 për qind e baballarëve dhe 96 për qind e nënave nuk janë të punësuar, dhe vetëm një pjesë e tyre punojnë pjesërisht. Në pyetjen se pse nuk i kanë regjistruar fëmijët e tyre thuhet se shkaqet janë varfëria. Ndërsa në bazë të dhënave 481 fëmijë kanë lënë shkollën fillore. Me shumë janë të shkollave të mesme ndërsa arsyet janë migrimi, varfëria dhe më rrallë mungesa e motivimit për të mësuar, martesat e hershme dhe angazhimi i punës.

ÇDO VIT, 200 PADI PËR PRINDËRIT

Inspektorati Shtetëror i Arsimit ka për detyrë për të monitoruar se cilët prindër/ kujdestar nuk do ta përmbushin detyrimin ligjor për fëmijën e tyre për të ndjekur arsimin e detyrueshëm fillor ose të mesme. Kjo realizohet në bazë të të dhënave për fëmijët në sistemin arsimor dhe gjithashtu në bazë të njoftimeve nga shkollat ​​fillore ose të mesme për ata që nuk janë të regjistruar ose për nxënësit të cilët janë të çrregullt në shkollë.

“Në vitet e fundit, Inspektorati Shtetëror i Arsimit pas përfundimit të procedurës, përfshihet edukimin e prindërve duke i mësuar për të drejtën e fëmijëve në arsim të detyrueshëm fillor dhe të mesëm si mjet i fundit, nëse nuk realizohet e drejta e fëmijës. Në bazë vjetore janë paraqitur rreth 200 ankesa kundër prindërve / kujdestarëve, fëmijët e të cilëve nuk janë të regjistruar ose nuk vijojnë mësimet rregullisht në shkollë”, thonë nga MASH, për gazetën KOHA.

NË BOTË, 303 MILIONË FËMIJË NUK ARSIMOHEN

Një në tre fëmijë dhe të rinj të moshës 5 deri 17 vjeç që jetojnë në shtete të shkatërruara nga lufta apo fatkeqësi tjera, ose 104 milion njerëz nuk janë në shkollë, që është një e treta e popullsisë globale, tregon raporti më i ri i UNICEF. Në botë, gjithsej 303 milionë fëmijë dhe të rinj të moshës 5 deri në 17 vjeç nuk shkojnë në shkollë.
“Kur një shtet ndikohet nga konflikti ushtarak ose nga ndonjë fatkeqësi tjetër, shkollat dëmtohen ose shkatërrohen dhe me kalimin e kohës nxënësit rrallë kthehen në shkolla. Ne afat të gjatë, vendet në të cilat ata jetojnë vazhdojnë të përballen me ciklet e varfërisë”, thotë Henrieta For, drejtoreshë ekzekutive e UNICEF-it. (koha.mk)

Marketing
Exit mobile version