Na takon neve që vitin e ardhshëm të sigurojmë më shumë mjete për t’iu ofruar të papunëve mundësi për trajnim dhe përfshirje më të lehtë në tregun e punës, por pagat që ofrojnë kompanitë nuk janë në kompetencën tonë, tha drejtori i Agjencisë së Punësimit Bekim Murati në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë.
“Agjencia e Punësimit ka disa vite që zbaton Planin Operativ për të papunët. Vitin e kaluar realizimi ka qenë mjaft i suksesshëm. Është realizuar 96% e planit operativ, gjegjësisht janë shpenzuar gati 1,5 miliardë denarë, përmes bazave dhe programeve të ndryshme”, tha Murati
Në pyetjen se në çdo moment janë rreth 6000 vende të lira pune, nga ana tjetër biznesmenët ankohen se nuk gjejnë punëtorë dhe njëkohësisht kemi 127 mijë të papunë. Ku ndodh kjo pabarazi? Çfarë kërkojnë punëdhënësit dhe çfarë ofrohet në tregun e punës? Për 300 euro nuk ka punë apo nuk ka punëtorë?
Murati theksoi se në kushte të krizës ekonomike dhe pandemike edhe vendet tjera më të zhvilluara se vendi jonë kanë probleme me papunësinë dhe humbjen e vendeve të punës, ai potencoi se detyra e Agjensionit për Punësim është të sigurojë më shumë fonde për qytatarët që janë të papunë apo për ato që humbin vendet e punës.
Nuk është më nën juridiksionin e Agjencisë së Punësimit. Në vendin tonë 120 mijë persona janë të regjistruar si të papunë, sipas të dhënave të Agjencisë. Në kontekstin e krizës pandemike dhe tani krizës ekonomike, realisht nuk mund të presim ndonjë lëvizje të madhe, sepse shohim se vendet e tjera që janë shumë më të zhvilluara se ne kanë probleme me papunësinë dhe humbjen e vendeve të punës në pozita të caktuara. Është e jona që vitin e ardhshëm të sigurojmë më shumë fonde për ata qytetarë që do të humbasin punën në çfarëdo baze apo që janë të papunë, për t’u ofruar atyre mundësinë për përmirësimin e tyre dhe hyrjen më të lehtë në tregun e punës.