Arijanet Muric është pjesë e Manchester City, klub me të cilin ka një kontratë deri në verën e vitit 2024. “Gardiani” i Kosovës (16 ndeshje me dardanët) u huazua te Girona në fillim të këtij sezoni.
Aventura tek ekipi spanjoll i divizionit të dytë nuk shkoi ashtu siç pritej. Vetëm 6 ndeshje, nga të cilat dy në kampionat dhe katër në Kupën e Mbretit.
https://twitter.com/ManCity/status/1356312688893321217?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1356312688893321217%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fzyrtare-muric-me-ekip-te-ri-city-huazon-gardianin-e-kosoves-ne-holande%2F
Drejtuesit e “Cityzens” kanë gjetur një destinacion të ri për portierin 22-vjeçar. Muric është transferuar në Holandë tek ekipi i Willem II deri në fund të sezonit.
Lojtari shqiptar i lindur në Zvicër, do të jetë pjesë e ekipit holandez, që renditet në vend të tretë nga fundi në Eredivisie.