Muriqi ndal yjet madrilene: Të shënosh kundër Realit është shumë bukur

Real Madridi ndalet që në ndeshjen e parë të La Liga dhe merita është e Vedat Muriqit, Sulmuesi i Kosovës ka shënuar sot me fanellën e Majorkës duke ndalur ekipin e Ançelotit. Madrilenët me sulmin e ëndrrave që nga minuta e parë, kërkuan të gjenin golin sa më shpejt dhe ia dolën falë Rodrigos në minutën e 13 të takimit.

Marketing

Por në fillimin e pjesës së dytë, ishte Muriqi ai i cili barazoi shifrat, duke vendosur në baraspeshe ndeshjen edhe një herë për ekipin e tij. Më pas Reali provoi në çdo mënyrë të shënonte, por nuk ia doli as me zëvendësimet duke aktivuar Brahim Diaz apo Gyler, duke shpërdoruar raste të mira dhe në fund duke u kënaqur me vetëm një pikë në javën e parë të kampionatit.

Muriqi, i cili u zgjodh MVP i ndeshjes, ndërsa pas ndeshjes ai analizoi me të tjerët atë që ndodhi në fushë për DAZN.

“Unë jam tmerrësisht shumë i lodhur, por ia vlente. Ishte shumë e rëndësishme të filloja të shënoja kundër një ekipi si Madridi, i cili është më i miri në botë…. Duhet të jem i sinqertë, të shënosh kundër Real Madridit është shumë bukur. I kam parë nga televizori kur kam qenë i vogël, tani e ndaj fushën … I thashë Militaos që janë të gjithë të shpejtë, nuk ka lojtarë të ngadalshëm”, deklaroi Muriqi.

Marketing