Muriqi: Nëse e kalojmë Çekinë kemi bërë gjysmën e rrugës

Vedat Muriqi ishte i pranishëm në konferencën për media pas stërvitjes së sotme në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Sulmuesi i Kosovës është shprehur optimist edhe pse e di se Çekia është më lartë se dy kundërshtarët e mëparshëm, se Bullgaria dhe Mali i zi.

Marketing

Ai ka shtuar se me një rezultat të mirë kundër çekëve do të jetë gjysma e punës e kryer, shkruan Indeksonline.
“Testin e kemi kaluar me ndeshjen kundër Bullgarisë dhe Malit të Zi por ky do te jetë më shumë se një test”, ka thënë Muriqi.

“Nëse e kalojmë këtë ndeshje atëherë kemi bërë gjysmën e punës”, shtoi në fund sulmuesi i Fenerbahces.
Muriqi ka kaluar një formë shumë të mirë në Turqi dhe ka filluar sezonin me dy gola me fanellën e Fenerbahces.

Marketing