Muriqi vendimtar, shënon dhe i jep fitoren Mallorca (VIDEO)

Mjaftoi një gol i Vedat Muriqit për t’i dhënë 3 pikët Mallorcan në transfertën e Celta Vigos. Sulmuesi gjuajti saktë, duke mposhtur portierin kundërshtar, në minutën e 85-të.

Marketing

Për Muriqin është goli i parë sezonal dhe pritshmëritë për futbollistin “Dardan” janë të mëdha për këtë edicion futbollistik në La Liga.

Në sezonin e shkuar, 29-vjeçari dha një kontribut të çmuar në arritjen e mbijetesës teksa shënoi 15 herë dhe dhuroi pasin e fundit 3 herë, në 35 ndeshje të kampionatit spanjoll.