Muriqi vëzhgohet nga trajneri i Maqedonisë

Trajneri i Maqedonisë së Veriut, Igor Angellovski ka udhëtuar drejt Antalisë në Turqi.

Marketing

Atje, ai po sheh nga afër fazën përgatitore të skuadrave maqedone që gjinden në bregdetin turk.

E selektori i Maqedonisë Veriore gjatë ditës së shtunë do të udhëtoj drejt Stambollit.

Aty nga afër do ta përcjellë sfidën Fenerbahce – Bashakshehir, ku pritet të jetë titullar edhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.

Pikërisht ky i fundit do të jetë cak i Angellovskit, i cili do të sheh nga afër sulmuesin prizrenas para duelit të muajit mars në Ligën e Kombëve.

Tutje, trajneri në fjalë pas një dite do të jetë edhe në ndeshjen Shkëndija – Akademia Pandev e karakterit miqësor.
Kujtojmë, Maqedonia Veriore është kundërshtari i radhës i Kosovës në gjysmë finale të Ligës së Kombeve.