Muriqi vjen nga bankina, shënon dhe ndihmon Fenerin për fitoren me përmbysje të rezultatit

Vedat Muriqi ka shënuar gol për të ndihmuar Fenerbahcen drejt një fitore 2:1 me përmbysje të rezultatit ndaj Kayserispor në Superligën e Turqisë.

Ndeshja e parë pas rikthimit të futbollit nuk nisi mirë për Fenerbahcen, që mbeti me një lojtar më pak në fushë, kur Tufan u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 12’.

Marketing

Në minutën e 59’, mysafirët kaluan në epërsi, 0-1, me anë të Mensah.

Me rezultat jo të favorshëm, trajneri i Fenerbahces bëri lëvizje, duke inkuadruar në lojë Vedat Muriqin, i cili në minutën e 86’, shënoi nga penalltia, për 1:1.