Mursel Misini dhe Berat Jakupi, dy shqiptarët në ekipin e Maqedonisë në kampionatin botëror të karatesë në Spanjë

Dy mjeshtrit e karatesë, Mursel Misini dhe Berat Jakupi do të jenë pjesë e ekipit të përfaqësueses së Maqedonisë në Kupën Botërore të Karatesë në Pamplona të Spanjës.

Marketing

Të dy garuesit shquhen për rezultatet e tyre në klubet që drejtojnë si dhe për rezultate e tyre individuale në garat vendore dhe ndërkombërare.

Kujtojmë se, përfaqësuesja e meshkujve, e kualifikuar në mesin e 20 ekipeve më të mira pjesëmarrëse në Kupën Botërore të Karatesë, përfundoi me sukses stërvitjet e fundit në Shkup.

Ky event prestigjioz do të mbahet nga data 22-24 nëntor 2024 në Pamplona, Spanjë 🇪🇸.

Atmosfera gjatë stërvitjeve ishte jashtëzakonisht pozitive. Garuesit u shprehën të kënaqur si me intensitetin e përgatitjeve, ashtu edhe me harmoninë brenda ekipit, duke hyrë në këtë kompeticion me ambicie të larta për të korrur suksese në një ngjarje kaq të rëndësishme sportive.

Përfaqësuesit e ekipit të meshkujve janë:
🥋 Berat Jakupi
🥋 Mursel Misini
🥋 Emil Pavlov
🥋 Petar Spasenovski
🥋 Danillo Bozhoviq
🥋 Stefan Stojanoviq
🥋 Matej Belistojanovski
🥋 Ljupçe Mihajllov

Përgatitjet përfundimtare u udhëhoqën nga Seleksionuesi Aleksandar Kuzmanovski, i cili u shpreh optimist për performancën e ekipit në Pamplona. (INA)

Marketing