Murseli : Hapja e negociatave me BE-në i referohet më shumë partisë shqiptare në pushtet! (VIDEO)

Gjatë një interviste për edicionin e lajmeve për A2 CNN, Dr. Faton Murseli, ligjerues në Univeristetin e Tetovës u pyet për aktualitetin politik në Maqedoninë e Veriut pas hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Gjatë intervistës, Murseli theksoi kontributin e madh të partisë shqiptare në qeveri si dhe të partive opozitare për të votuar “propozimin francez” që i hapi rrugë hapjes së negociatave. Murseli tha se hapja e negociatave me BE-në si edhe anëtarësimi i plotë vendit në këtët Union, ka kaluar përmes “kurrizit” të shqiptarëve duke potencuar kpntributin e Ministrit të Jashtëmz.Bujar Osmani dhe të zv. Kryeministrit të parë z.Artan Grubi në gjithë këtë proces.
Hapi i rradhës që e pret Maqedoninë e Veriut sipas Murselit është hapja e Kushtetutës së vendit e cila sipas parimit të Badenterit kërkon që për të të votojnë 2/3 e deputetëve. “Kjo do të dojë kohë dhe për këtë do të vendos vet popullsia në Maqedoninë e Veriut jo më larg se në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare, do të votojë pro apo kundër integrimit të RMV-së në BE”, tha Murseli, i cili u shpreh i bindur që populli në zgjedhjet e rradhës do të japë dritë jeshile për përcaktimin historik për integrim në BE, dhe do të jetë pikërisht përbërja e re parlamentare që do të votojë hapjen e Kushtetutës së vendit për të inkorporuar protokolet e arritura në mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë. https://youtu.be/n3U8KveGyE8

Marketing
Marketing