Murtezani dhe Valtonen diskutojnë për thellimin e dialogut për të ardhmen evropiane të RMV-së

Sot në Helsinki, Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, në kuadër të vizitës së punës, kishte takim edhe me Ministren për Punë të Jashtme të Republikës së Finlandës, Elina Valtonen, që ishte mundësi për thellimin e dialogut për të ardhmen evropiane të vendit dhe rajonit si dhe përforcimit të rolit të Finlandës si partnere e ngushtë në këtë proces.
Në takim u riafirmuan marrëdhëniet miqësore bilaterale, të cilat karakterizohen me partneritet dhe mbështetje të ndërsjellë. Ministri Murtezani përshëndeti rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës si pjesë e grupit joformal në Këshillin e BE-së “Miqtë e Maqedonisë së Veriut”, i cili në mënyrë aktive promovon bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
Murtezani theksoi se integrimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian nuk është vetëm prioritet nacional, por edhe qëllim strategjik politik që dërgon mesazh shprese për gjithë rajonin. Në këtë drejtim, ai theksoi nevojën për proces të parashikueshëm dhe të besueshëm aderues që do të motivojë vendet kandidate në zbatimin e agjendave reformuese. Ministrat u dakorduan se Unioni nuk është qëllim sipas vetes, por mekanizëm për krijimin e prosperitetit, stabilitetit dhe vlerave të përbashkëta demokratike. Në këtë drejtim, në takim u theksua se zgjerimi është instrument kyç për përforcimin e rëndësisë gjeopolitike të Unionit dhe për ta ruajtur besimin e qytetarëve të rajonit në perspektivën evropiane.

Marketing
Marketing