Murtezani në Forumin EUSAIR në Kretë, RMV-ja do të kryesojë nismën Adriatiko-Joniane

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, do të kryesojë delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Forumin e Strategjisë së BE-së për Rajonin Adriatiko-Jonian, i cili në kuadër të kryesimit grek nga 5 deri më 7 maj 2025, do të mbahet në Kretë të Greqisë.

Maqedonia e Veriut zyrtarisht do të marrë kryesimin me nismën Adriatiko-Joniane nga Greqia për herë të parë, që kur vendi u bë pjesë e këtyre formateve për bashkëpunim rajonal.

Krahas ceremonisë së dorëzimit, ministri Murtezani do të marrë pjesë edhe në panelin e ministrave për fondet e BE-së dhe në takimin e ministrave, si pjesë e agjendës më të gjerë të Forumit kushtuar përforcimit të bashkëpunimit rajonal, lidhshmërisë dhe integrimit në rajonin Adriatiko-Jonian.

Kryesimi i Maqedonisë së Veriut me EUSAIR dhe nismën Adriatiko-Joniane fillon më 1 qershor 2025 dhe do të zgjasë një vit.

Marketing