Murtezani në takim me përfaqësues të Agjencisë Evropiane për Droga (EUDA)

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot pati takim me përfaqësues të Agjencisë Evropiane për Droga (EUDA), në të cilën u diskutua për thellimin e bashkëpunimit institucional dhe harmonizimin me standardet evropiane në luftën kundër trafikimit me drogë.

Marketing

Në takim u diskutua për rëndësinë e shkëmbimit të informacioneve në kohë të duhur përmes sistemit evropian për paralajmërimin e hershëm, si dhe për rolin e vendeve kandidate për anëtarësim në BE në përpjekjet e përbashkëta për mbrojtjen e shëndetit publik dhe përforcimin e sigurisë në rajon dhe në të gjithë Bashkimin Evropian.

Bashkëbiseduesit e potencuan nevojën për përforcimin e kapaciteteve të insituticioneve nacionale, si dhe rëndësinë e ekzistencës së sistemit funksional për paralajmërim të hershëm dhe monitorim, në pajtueshmëri me praktikat evropiane. Palët riafirmuan përkushtimin e përbashkët ndaj vlerave evropiane, gjatë së cilës u shpreh gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit teknik dhe ekspert në mes të Maqedonisë së Veriut dhe EUDA-s, si pjesë e procesit më të gjerë të eurointegrimit.