Murtezani në takim në Parlamentin grek: Thellimi i partneritetit përmes qasjes konstruktive

Ministri për çështje evropiane i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Mourtezani, sot në kuadër të vizitës së tij të punës në Republikën Helene, pati takim edhe me zëvendëspresidentin e Parlamentit grek dhe kryetar i Komisionit për çështje evropiane, Joanis Plakiotakis.

Marketing

Në takim u theksua rëndësia e diplomacisë parlamentare si instrument i rëndësishëm për thellimin e dialogut politik dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Në këtë kontekst, u shqyrtua mundësia e forcimit të komunikimit midis dhomave legjislative të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për thellimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Ministri Mourtezani dhe Plakiotakis iu referuan Dosjes Evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian. Ministri Mourtezani theksoi rëndësinë e ruajtjes së besueshmërisë së procesit të aderimit, veçanërisht në dritën e sfidave që vendi ynë po i kalon në përparimin ndaj fazës vijuese të negociatave. U diskutua edhe për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, ku interlokutorët (bashkëbiseduesit) theksuan rëndësinë e mekanizmave për një konvergjencë ekonomi më të shpejtë të rajonit me Unionin. Nga ana maqedonase, u shpreh interesi për nxitjen e bashkëpunimit me Greqinë në kuadër të planit, veçanërisht në fushën e ndërlidhjes së infrastrukturës dhe sigurisë energjetike.

Gjatë takimit, u shkëmbyen mendime edhe për proceset dypalëshe që i nënshtrohen procedurës parlamentare, duke theksuar rëndësinë e përmbushjes së angazhimeve të ndërmarra si një mënyrë për të forcuar më tej besimin dhe dinamikën e bashkëpunimit. Të dyja palët ranë dakord se një qasje konstruktive dhe dialogu politik gjithpërfshirës mbeten kyçe në thellimin e mëtejshëm të partneritetit.