Ballina Lajme Maqedoni Murtezani në takim zyrtar në Këshillin për Çështje të Përgjithshme të BE-së...

Murtezani në takim zyrtar në Këshillin për Çështje të Përgjithshme të BE-së në Bruksel

Me ftesë të kryesimit hungarez me Këshillin e BE-së, Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, nesër në Bruksel do të marrë pjesë në takimin zyrtar të Këshillit për Çështje të Përgjithshme të Bashkimit Evropian (GAK). Kjo është pjesëmarrja e parë e ministrave të vendeve kandidate për anëtarësim në Union, së bashku me vendet anëtare, që të jenë pjesë formale e GAK-ut në të cilën do të diskutohet Raporti i Komisionit Evropian për sundimin e së drejtës.
Në mbledhjen e nesërme, parashihet të diskutohet për gjendjen e katër fushave që mbulon Raporti i fundit i KE-së për sundimin e së drejtës 2024: sistemin gjyqësor, antikorrupsionin, pluralizmi mediatik dhe liria e medias, si dhe çështje të tjera institucionale që kanë të bëjnë me mekanizmat e kontrollit.
Krahas MÇE-së Murtezani, si përfaqësues i Maqedonisë së Veriut, në takimin zyrtar për Çështje të Përgjithshme të BE-së, të pranishëm do të jenë edhe kolegë të tij nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia.

Marketing
Marketing
Exit mobile version