Murtezani në takime me Superti dhe Bretel nga DG NEAR

Në kuadër të ditës së parë të vizitës së tij dyditore në Bruksel, Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, mbajti takime të ndara me Valentina Supertin, Drejtoreshë në Drejtorinë e Përgjithshme për politikë fqinjësore dhe negociatat për zgjerim (DG NEAR), dhe Sigrid Bretel, Udhëheqës në njësinë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pranë DG NEAR.
Gjatë bisedës me Valentina Supertin, theksi i bisedës u vendos në progresin  dhe hapat e ardhshëm në kornizat e Agjendës Reformuese 2024 – 2027 dhe Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, i cili paraqet hap të rëndësishëm drejt transformimit ekonomik të rajonit.
Gjithashtu u diskutua edhe për përgatitjet për nënshkrimin e Marrëveshjes për instrumentin për reforma dhe rritje dhe Marrëveshjen për kredi, që do ti vendosin bazat juridike për realizimin e projekteve konkrete të Planit të Rritjes.
Rëndësi të veçantë ishin diskutimet për strategjitë e komunikimit, të cilat kanë për qëllim të informojnë publikun dhe komunitetin e biznesit për përfitimet që sjell ky plan, si pjesë e proceseve më të gjera euro-integruese.
Ministri Murtezani shprehu gatishmërinë për pjesëmarrje aktive të Maqedonisë së Veriut në përcaktimin e sferave të reja prioritare për bashkëpunim, me qëllim që të përforcohet siguria rajonale dhe zhvillimit ekonomik. Krahas kësaj, u shkëmbyen informacione lidhur me statusin e përgatitjeve të Raportit të ardhshëm të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, si pjesë e  pakos për zgjerim të BE-së.
Dy takimet gjithashtu përfshinë edhe situatën aktuale të skrining raporteve, të cilat paraqesin tregues të rëndësishëm të shkallës së harmonizimit të Maqedonisë së Veriut me standardet evropiane. Në këtë kontekst, u diskutua edhe progresi i realizimit të udhërrëfyesve dhe planeve të veprimit, si parakusht i domosdoshëm për integrimin e mëtejshëm të vendit në strukturat evropiane.
Marketing