Murtezani nga Podgorica: Si politikanë, detyrë e jonë është t’i drejtojmë popujt tanë drejt një të ardhme që kapërcen sfidat historike dhe pranon fatin kolektiv evropian

 Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, pasdite mori pjesë në “Forumin e Integrimit Ballkanik 2024” (FIB 2024), i cili do të mbahet nga data 12 deri më 14 shtator 2024, në Podgoricë të Malit të Zi.
Në panelin me temë “Vështrimi politik dhe teknik i procesit të integrimit në BE të secilit prej vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ministri Murtezani iu referua rrugës komplekse të integrimit evropian, e cila ka rëndësi të madhe politike dhe ekonomike për Ballkanin Perëndimorë.
“Ky proces, që lidh të ardhmen e rajonit tonë me vizionin e një Europe të bashkuar, nuk është thjesht një ushtrim burokratik i përmbushjes së angazhimeve; por  thjeshtë është një nismë politike. Paraqet  një zgjedhje ekzistenciale që synon të riorganizojë shoqëritë, të nxisë stabilitetin dhe të mishërojë parimet e demokracisë, sundimin e ligjit dhe prosperitetit të përbashkët në strukturën e kombeve tona,” theksoi Murtezani.
Marketing