Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, në intervistën e tij të fundit në gazetën LAJM, ka deklaruar se procesi i bisedimeve për anëtarësim në BE, që kur ekziston BE-ja, asnjëherë nuk është dizajnuar të rrjedhin bisedimet mbi çështjet historike, të identitetit dhe atë gjuhësor.
“Asnjë vend i BE-së që është anëtar apo kandidat nuk kanë negociuar dhe nuk negociojnë për identitet dhe gjuhë, përveç se rasti i Maqedonisë së Veriut. Kjo nuk është e drejtë dhe ne duhet t’i mirëkuptojmë bashkëqytetarët tanë”, tha Murtezani.
Ai shtoi se ka disa kombinacione të mundshme dhe në një afat të shkurt mund të bëhen publike.
“Ne duhet të bëjmë kthimin e negociatave në rrugën e reformave dhe harmonizimit të ligjeve me BE-në dhe në përmbushjen e kritereve dhe nuk duhet të jenë në çështjet identitetare dhe gjuhësore”, tha Murtezani.
