Musa: Vaksinat kundër fruthit janë të sigurta

Zëvendës ministri i shëndetësisë Asim Musa siguron qytetarët se vaksinat kundër fruthit janë të sigurta dhe me afat të rregullt përdorimi.

Marketing

Ai thotë se gabimi qëndron në deklaratën që ka ngjitur distributori duke shtuar organet gjyqësore duhet të zbardhin rastin.

“Vaksinat kundër fruthit janë të sigurta dhe me afat të rregullt të përdorimit. Edhe në kutinë orgjiinale edhe në letrën shoqëruese brenda kutisë është çdo gjë në rregull. Gabimi qëndron në deklaratën që ka ngjitur distributori kur kanë ardhur vaksinat këtu te ne. Thjesht nuk ka vaksina me afat të skaduara.

Klauzul ligjore që aty ku vërehet pa rregullshmëri, ose konkretisht ato 623 kutia të vaksinave me deklaratë të gabuar është në rregull dhe duhet të tërhiqen nga përdorimi. Prandaj ne tani çështjen në fjalë e hedhim në organet përkatëse e cila do të duhet të zbardhin rastin.

Ja kemi lënë organeve gjyqësore ato të ndjekin këtë punë dhe ne nuk kemi çfarë të bëjmë dialog ose ballafaqim me kompaninë e cila bërë këtë gabim”, u shpreh zëvendësministri i shëndetësisë Asim Musa.

Marketing