Musa Xhaferi rrezikon të arriturat kombëtare për inate personale

Në zgjedhje nuk ka kauza personale apo simpati për një kandidat, por diçka më shumë se kaq. BDI si parti serioze ka fituar të gjitha ciklet zgjedhore për shkak të unitetit të brendshëm dhe rolit të madh të Ali Ahmetit që gjithnjë ka arritur të mbajë larg përçarjet brendapartiake, një formulë që ka dhënë gjithnjë rezultatet e fitores.

Marketing

Fraksionet kanë qenë ato që kanë shkatërruar subjekte të caktuara politike që kanë shkuar drejt humnerës politike duke mos u ringritur më.

Tani që në vigjilje janë zgjedhjet lokale më 17 tetor BDI hyn me një synim tjetër që të fitojë bindshëm por duke filluar edhe nga një zonë shumë domethënëse, një bastion partiak siç është Kërçova. Kjo Komunë është më shumë se kaq sepse është zinxhiri që lidh zonat shqiptare nga Jazhinca e deri në Strugë. Kjo komunë që dihet si iu morr maqedonasve dhe një strategji e gabuar me teke personale mu d shumë shpejt edhe tu dorëzohet sërish atyre që e duan me çdo kusht. Por për këtë me vetëdije ose jo mund të ndihmohet edhe nga vetë disa figura brenda BDI së. Këtë e dëshmon një rast ku duket se po nis një betejë e heshtur brenda strukturave të larta të partisë.

Ditë më parë kandidati i pavarur për komunën e Kërçovës, Fatmir Limani ka mbajtur një takim me qytetarët e Kërçovës për të kërkuar besimin dhe votën e tyre duke shpalosur edhe programin për 4 vitet e ardhshme nëse ai do të zgjidhej kryetar i Kërçovës.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Musa Xhaferi si njëri ndër mbështetësit kryesor të Fatmir Limanit dhe një grup i vogël i mbështetësve të tij. Xhaferi me kandindimin e Fatmir Limanit në Kërçovë gjithnjë është përfolur se ka dalur kundër liderit të BDI-së, Ali Ahmetit.

Ky është një problem i vogël në dukje por në esencë shumë i rëndësishëm. Kërçova e ka një kryetar të suksesshëm dhe fitues që ka një mbështetje të fortë edhe brenda liderit Ali Ahmeti dhe ky rrugëtim i tij tenton të ndalet nga struktura të caktuara me shumë pasoja. E para sepse Ali Ahmeti e di saktë se me cilin mund të mendojë si figurë të zgjedhur të fitojë sërish Kërçovën shqiptare ndërsa çështja tjetër ka të bëjë me tendenca që orkestruara që vijnë edhe nga vetë subjekte maqedonase që më parë të përçajnë dhe pastaj ta rimarrin këtë Komunë që u fitua me kaq sakrifica.

Në betejën midis dy Fatmirave, kreu aktual, një figurë e madhe që nuk e heq kurrë flamurin kuq e zi dhe emblemën e UÇK së nga zyra e Komunës, i ka të gjitha shanset që të vazhdojë rrugëtimin për një fitore edhe në një mandat tjetër me shanse shumëfish më të mëdha se Fatmiri tjetër që është poashtu një figurë e respektuar por që nuk ka as afër mbështetjen e kryetarit aktual.

Madje koloareve përflitet se kandidimi i Fatmir Limanit me mbështetje të fortë të Musa Xhaferit është një projekt i VMRO-së dhe pikërisht VMRO dëshiron që Kërçova të mbetet e maqedonasve.

Nëse do ta arrihet plani i VMRO-së që në krye të Kërçovës të ngjitet një maqedonas, sipas njohësve të çështjeve politike, thonë se tradhtar është Musa Xhaferi.

Zgjedhjet janë afër dhe ka një figurë që gjithnjë e ka garantuar fitoren me strategjinë dhe mençurinë politike dhe ai është lideri Ali Ahmeti i cili politikën e sheh përtej këtyre gjërave. Ali Ahmeti nuk rrezikon kurrë të arriturat kombëtare për inate personale, atë që disa e kanë patur por nuk e kanë më.

BURIMI: Express.mk

Marketing