Rrjeti social Twitter e ka humbur gjysmën e të hyrave nga reklamimi prej kur është blerë nga sipërmarrësi Elon Musk për 44 miliardë dollarë në tetorin e vitit të kaluar.
Njoftimin e ka bërë të ditur vetë Musk.
Ai ka thënë se kompania nuk ka regjistruar rritje të fitimeve, të cilat i ka pritur në qershor, mirëpo ka thënë se korriku është “më premtues”.
Musk e ka larguar prej punës gjysmën e stafit të kompanisë – me 7.500 punëtorë – kur e nisur udhëheqësinë e platformës, me arsyetimin e zvogëlimit të shpenzimeve.
Rivali i këtij aplikacioni Threads, tani i ka 150 milionë përdorues, sipas disa vlerësimeve.
Threads është i ndërlidhur me Instagramin, platformë e kompanisë Meta.
Musk është edhe shef ekzekutiv dhe aksionari më i madh i kompanisë së makinave Tesla./R.E.L