I akuzuari për ngjarjet e 27 prillit Aleksandar Vasilevski “Ninxha” ka thënë se ai bashkë me DSK-në kanë montuar kamera në shtëpinë e Albert Musliut me qëllim që t’i ndjekin lëvizjet e tij. Albert Musliu për TV21 theksoi se do të padisë të gjithë ata që kanë pasur gisht në vendosjen e kamerave. Ai tha se fillimisht duhet ta vërtetojë nëse me të vërtetë janë vendosur kamera në shtëpinë e tij.
“Piksëpari duhet ta konfirmoj këtë informatë, dhe do të tentoj ditët në vijim ta konfirmoj infromatën dhe ti heq ato kamera nëse janë ekzistuese por nëse është informata e vërtetë, gjithsesi se është shqetësuese dhe tregon një humbje kontrolli të atij përfaqësuesit të regjimit të kaluar. Kanë humbur edhe kontrollin edhe rendin edhe kanë shkuar deri tek personalja dhe familja.
Ky gjithsesi është një shqetësim si për mua ashtu edhe për familjen time dhe do të insistoj që kësaj pune t’i shkoj deri në fund dhe t’i realizoj të githa të drejtat që më takojnë në lidhje me këtë”, tha Albert Musliu.