Musliu: Partitë pa interes për reforma në Kodin Zgjedhor

Edhe pse institucionet ndërkombëtare në disa raste kishin rekomanduar që RMV duhet të bëjë harmonizimin e Kodit Zgjedhor sipas rekomandimeve të OSBE-ODHR-së, kjo gadishmëri nuk u pa tek subjektet politike, edhe pse deklarativisht të gjithë ishin pro kësaj ideje. Analisti politik Albert Musliu për TVM2 ka pohuar se partitë politike cdoher orietohen në bazë të interesave të tyre, sepse vetëm ashtu mbajnë nën kontroll situatën.

Marketing

“Pamvarësihtë se çfar narativi neve si qytetarë na shitet, interesi primar I tyre është interesi politik dhe partiak. Listat e hapura janë gjë e mirë për qytetarin dhe për demokratizimin e partive politike, por janë probleme por vet subjektet sepse në këtë mënyrë e humbin kontrollin ndaj atyre që I nominojnë. Unë mendoj se një hap I mirë u bë me këto finger-printerët sepse do të anashkalohet një sëmundje e vjetër e proceseve tona zgjedhore siq janë mbushja e kutive, votimi I dyfishtë e kështu me radhë. Listat e hapura mendoj se duheshte të pranohen së paku për këshillat lokale, sepse ato janë më të afërta me qytetarët.”, tha Albert Musliu, analist politik.

Demokratizimi i cilkeve zgjedhore, Musliu: Procesi, shumë i ngadaltë

Musliu është I mendimit se RMV ngadal po lëviz drejt demokratizimit të plotë në ciklet zgjedhore, por kjo lëvizje është e ngadaltë, dhe se është turp që në shekullin e 21 të flitet për mbushje të kutive, apo paregullësi tjera.

“Nuk ka model zgjedhor ideal, por secila duhet ti përshtatet nevojës të qytetarëve, ndërsa për disa qështje OSBE-ODHIR-I mund të ketë rekomandime, ndërsa për defekte siq janë mbushja e kutive ose votimi I dyfishtë, ose votimi familjarë, është e turpshme të bisedojmë për keqpërdorime në procesin zgjedhor. Por këto sende do të ndodhin cdoher, por duhet të punohet pak më tepër me qëllim që këto tema të hiqen nga narativi politik.”, tha Musliu.

Musliu thotë se asnjë model në shikim të parë nuk mund të jetë I përsosur, aq më tepër kjo është dëshmuar në vendin tone duke provuar më tepër modele zgjedhore. Fillimisht vendi kishte model zgjedhor të shumicës, më pas u bë kombinim me moddelin proporcional dhe aktualisht vendi ka modelin propocional.

Marketing