Musliu për Agjendën e Gjelbër të BDI-së: Nuk është rastësi që po promovohet tani

Analistit politik Albert Musli në emisionin Click Plus në TV21, theksoi se temat që kanë të bëjnë me ekologjinë dhe mbrojtjen e mjedisit po “ngjiten” në agjendën e pothuajse të gjithë votuesve.

Marketing

Ai thotë se nuk është rastësi që agjenda e gjelbër po promovohet tani.

“Mendoj se nuk është rastësi që kjo temë po promovohet tani, për katër muaj kemi zgjedhje lokale. Zgjedhje në të cilat BDI do të impononte që njëra nga temat të ishte për mbrojtjen e mjedisit dhe besoj se për këtë janë përgatitur. Nuk është rastësi që dolën me këtë temë”, tha Musliu.

Marketing