Shqiptarët e Maqedonisë janë shembulli më konkret se si emri i shtetit nuk lidhet me identitetin e një populli, kështu vlerëson analisti politik, Albert Musliu, duke folur mbi tezat e opozitës maqedonase dhe “frikën” e komunitetit maqedonas se ndryshimi i emrit të shtetit mund të prek edhe identitetin e tyre.
“Ne shqiptarët jemi nshembulli më konkret se emri i shtetit me identitetin nuk janë të lidhura. Ne kemi dal prej një sistem komunistë, me menatlitet komunistë. Mos harojmë se në ish-Jugosllavi ishim komuniteti i tretë ose i katërtë por nuk kishim formacion shtetëror, pra nuk e kishim atë veçurinë shtetërore si shqiptarë apo si komb pavarëisht numrit, dhe ky menatalitet është transferu dhe është bartur edhe këndej. Qeveria e kaluar e ka keqpërdorur skajshmërishtë duke e përdorur si një çështje shumë individuale”, tha Albert Musliu në emisionin ClicPlus në TV21