Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se askush nuk mund t’i ndryshojë kufijtë e Kosovës, pasi kjo çështje, është në përgjegjësinë e Kosovës.
Sipas tij, as i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun, Richard Grenell, as përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe as shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, nuk janë ata që ndryshojnë kufij dhe shkëmbejnë territore.
“Prandaj është e padenjë që mosguximin tonë për t’iu përveshur dialogut ta arsyetojme me rrezikun e “kasapimit” të Kosovës. Duhet të besojmë në SHBA-të dhe në BE dhe të besojmë në Kosovën. Kjo është e vetmja qasje për dialogun”, ka shkruar Mustafa në rrjetin social Facebook, duke shtuar se Kosova e ka shpallur pavarësinë në këtë territor dhe në këta kufij prandaj, sipas tij, kështu nuk ka arsye për të hapur temën e shkëmbimit të territoreve.
Askush nuk mund ti ndryshojë kufijtë e Kosovë, në qoftë se ne i besojmë vetëvetes për të mos i ndryshuar. Kjo është në…
Publiée par Isa Mustafa sur Jeudi 7 mai 2020