Mustafit e Xhakës mund t’i bashkohet edhe një shqiptar te Arsenali

Marash Kumbulla ka bërë që shumë skuadra të interesohen për të pas paraqitjeve shumë të mira sezonin e fundit me Hellas Veronën.

Marketing

Së bashku me Amir Rrahmanin kanë bërë që skuadra e tyre të ketë mbrojtjen e dytë më të fortë në Serie A.

Sipas “Inter News” për talentin e kombëtares shqiptare ka shfaqur interesim edhe Arsenali.

Kështu skuadra nga Londra mund të bëj që dy mbrojtësit qendror të jenë shqiptar, Kumbulla dhe Mustafi.

Verona e vlerëson lojtarin 30 milionë euro dhe për të interesim kanë shtuar edhe Interi, Leipzig dhe Evertoni.

Marketing