
Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi, ka thënë që është i interesuar që një ditë të kthehet në Gjermani, pasi që beson se liga gjermane ka përparuar që nga koha kur ai ishte larguar.
Mustafi tërë karrierën prej lojtari senior e ka kaluar larg Gjermanisë, kur ishte larguar nga akademia e Hamburgut si 17 vjeç drejt Evertonit.
Ai kishte luajtur një lojë për klubin nga Liverpool, për të kaluar më pas te Sampdoria, Valencia e deri te Arsenali.
“Bundesliga është gjithmonë interesante për mua. Sa i përket sportit, ka arritur përparim të madh. Është gjithashtu shtëpia ime”, ka thënë Mustafi për Sport Bild.