Mustang Shelby GT500, vetura më e fuqishme që ndonjëherë Ford ka prodhuar (Video)

Ford pati premtuar kohë më parë se gjenerata e re e Mustang Shelby GT500, do të jetë vetura me fuqishme serike që ndonjëherë ka prodhuar, raporton CNN .

Marketing

Të njëjtat premtime i dha edhe të mërkurën, kur njoftoi se modeli i vitit 2020 që pritet të dalë në shitje gjatë vjeshtës, do të ketë një motor tejet të fuqishëm me 760 kuaj-fuqi, transmeton Telegrafi.

E si rezultat i një motori të fuqishëm, kësaj veture do t’i duhen vetëm 3.5 sekonda që shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë ta arrijë, duke u bërë kështu vetura më e shpejtë që ndonjëherë Ford e ka prodhuar.

Megjithatë, zyrtarët e lartë të këtij gjiganti nuk kanë zbuluar çmimin e kësaj “bishe”. Por, duke pasur parasysh se versioni paraprak ka kushtuar 59,140. Bëhet fjalë për GT350 me 662 kuaj-fuqi.

Shelby Mustang ka prodhuar më parë vetura me 700 kuaj-fuqi siç është Super Snake, megjithatë ky version do të jetë më i fuqishmi që ndonjëherë Ford e ka prodhuar.